“SKY” zbulon lidhjet shqiptare të trafikut të drogës

Shqipëria

“SKY” zbulon lidhjet shqiptare të trafikut të drogës

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Prokuroria e Posaçme e cila po heton Plaurent Dervishajn, Ramazan Rrajën dhe 4 të tjerë, si të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja, Pëllumb Muharremit dhe shoferit, Andi Maloku, që mbeti i vrarë, ka ngritur ndaj tyre edhe akuzën e trafikut të lëndëve narkotike dhe përfshirje në grup kriminal.

Burimet i thanë Tv Klan se në Korrik të këtij viti, SPAK i ka atribuuar Ramazan Rrajës, Bashkim Haxhijës, Genti Ndërjakut, Endrit Sinanit dhe Julian Pjetrit edhe akuzën e trafikut të narkotikëve.

Të dhënat e dala nga komunikimet e tyre në “SKY”, sipas SPAK, kanë treguar se ata kanë qenë të implikuar në tregtimin e sasive të mëdha të kokainës nga vendet Latine për në Europë gjatë 2020-2021. Hetimet, të cilat janë ndjekur me skuadër të përbashkët hetimi me disa vende të BE-së, ende nuk janë finalizuar.

Në 20 Janar 2023, një pjesë e grupit u arrestuan si bashkëpunëtor në atentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja, Pëllumb Muharremit dhe Andi Malokut në 1 Nëntor 2019, teksa Plaurent Dervishaj dhe 3 të tjerë u shpallën në kërkim.

Dervishaj u ndalua në Dubai, por ekstradimi i tij u refuzua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat