Samiti i Berlinit/ Masa super sigurie, mbi 1600 efektivë policie të angazhuar për sigurinë në Tiranë

Shqipëria

Samiti i Berlinit/ Masa super sigurie, mbi 1600 efektivë policie të angazhuar për sigurinë në Tiranë

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Gardën e Republikës do të blindojnë Tiranën për samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën në kryeqytetin shqiptar. Për sigurinë e këtij aktiviteti ku do të marrin pjesë liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian përfaqësues të lartë të BE-së si dhe liderat e Ballkanit do të angazhohen 1604 forca policore si dhe 400 punonjës të Gardës së Republikës. Zëvendës drejtori i përgjithshëm të policisë së Shtetit Sokol Bizhga, njoftoi bllokimin e disa segmenteve rrugore ku përveç qarkullmit të mjeteve do të ndalohet edhe parkimi i tyre duke nisur nga ora 20 e datës 15 tetor deri në orën 20 të datës 16 tetor.

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”;

-Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Rruga “Papa Gjon Pali II”, “ETC-RTSH-Stadium”;

-Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”;

-Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

-Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Papa Gjon Pali II”;

-Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;

-Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;

Të gjitha bizneset private që ndodhen brenda perimetrit të sigurisë, ditën e hënë do të jenë të mbyllura. Do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve që janë rezidentë në ambiente banimi brenda perimetrit të sigurisë. Ndërsa në rrugën “Papa Gjon Pali II”, nuk do të lejohet as lëvizja me këmbë, e qytetarëve.  Ditën e hënë që do të mbahet edhe Samiti do të bllokohet lëvizja e mjeteve në disa segmente rrugore duke nisur nga ora 08:00 deri në orën 12:00, dhe nga ora 15:30 deri në orën 20:00.

Rinas – Mbikalimi i Kasharit – autostrada “Durrës – Tiranë” – ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – rrethrrotullimi i Saukut – rrethrrotullimi pranë Akademisë së Sigurisë – Pallati i Brigadave – rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”;

Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri te Rruga e Elbasanit (ky ndalim vlen për të gjitha llojet e mjeteve);

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan D’Ark” deri te sheshi “Nënë Tereza”;

E gjithë rruga “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Kufizim të mjetevë të tonazhit të rëndë do të këtë edhe në në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.

Policia shqiptare për hartimin e masave ka bashkëpunuar edhe me ekspertë të sigurisë të vendeve të BE-së, si dhe me organizatat ndërkombëtare INTERPOL dhe EUROPOL, për shkçmbimin në kohë të informacioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat