Renea rrethon Gjykatën e Apelit gjatë shpalljes së vendimit për Eduard Lamajn dhe Ilir Likajt

Shqipëria

Renea rrethon Gjykatën e Apelit gjatë shpalljes së vendimit për Eduard Lamajn dhe Ilir Likajt

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi vendimin e Gjykatës së Kurbinit për për Eduart Lamajn dhe Ilir Likajn, të dënuar për vrasjen e dyfishtë në vitin 2020 në Laç. Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me  “burgim të përjetshëm” për Eduard Lamajn dhe 33 vite burg për Ilir Likajn.

Por siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, gjatë marrjes së vendimit nga trupi gjykues i përbërë nga Genti Dokollari, relator gjyqtar dhe anëtaret, Irena Brahimi dhe Emona Muci, forcat Renea kanë rrethuar ndërtesën për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve gjatë dhënies së vendimit.

Gjykata e Kurbinit i dënoi Lamajn dhe Likajn më 18 tetor të 2022-shit pasi i gjeti fajtorë për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në një lokal në Gjorm të Kurbinit.

Dy të dënuarit e ankimuan vendimin në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Eduart Likaj kërkonte që  të mbahej vendimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve luftarake dhe municioneve” dhe prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes për veprën penale  “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, pasi sipas ankimuesit  fakti është kryer në prani të një shkaku të përligjur ose të një shkaku padënueshmërie.

Ndërsa Ilir Likaj kërkonte ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm të tij.

Por gjykata e Apelit ka hedhur poshtë pretendimet e tyre duke lënë në fuqi vendimin e Gjykarës së Kurbinit,

 Si ndodhi ngjarja

Bujar Lika dhe Paulin Gjergji që humbën jetën nga atentati kanë qenë bashkë ulur në lokal në momentin kur u sulmuan. Ata po pinin kafe në momentin që u qëlluan me breshëri plumbash. 37-vjeçari Bujar Lika, vdiq në vend nga plumbat, ndërsa njëri nga dy të plagosurit ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë disa orë pasi u transportua. Mëngjesin e 31 majit u konfirmua se 53-vjeçari Paulin Gjergji nuk ka mundur që t’u rezistojë plagëve që mori nga plumbat duke ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat