Debate në Parlamentin e Shqipërisë për Kosovën, Alibeaj kërkon interpelancë me Ramën

Shqipëria

Debate në Parlamentin e Shqipërisë për Kosovën, Alibeaj kërkon interpelancë me Ramën

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Deputetë të opozitës në Shqipëri kanë kërkuar në Parlament përse nuk është përfshirë në rend dite interpelanca me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për çështjen e Kosovës.

Deputeti Enkelejd Alibeaj kërkoi llogari nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla përse nuk është përfshirë interpelanca me Ramën për Kosovën.

“Kushtetuta, rregullorja, ligji e do që Kryeministri të ishte këtu në bazë të një kërkese që kemi bërë për interpelancë për të dhënë përgjigje për të gjitha ato çështje që në pozitën e Kryeministrit do duhet t’u shpjegojë shqiptarëve. Do duhet të njoftoje që në pikën e 2 të rendit të ditës ç’bëhet me interpelancën më Kryeministrin për çështjen e Kosovës. Sipas rregullores pika 1 do duhet të ishte kjo interpelancë. Ku e ke fshehur? Kryeministri të vijë e të tregojë gjithë qëndrimet. Sot është dita. Një shpjegim do duhet të na e bëhet ne, Parlamentit, shqiptarëve, por edhe shqiptarëve në Kosovë”.

Kryeparlamentarja u përgjigj se në Konferencën e Kryetarëve u vendos që të gjitha çështjet për Kosovën do të diskutohen në një seancë të posaçme më 12 Tetor.

“Kërkesa juaj është kërkesë për interpelencë pa datë. Janë grupuar së bashku dhe do shqyrtohen në një seancë të dedikuar më 12 Tetor”, tha Nikolla.

Ndërkaq, edhe ministrja Elisa Spiropali deklaroi se të gjitha çështjet për Kosovën do të diskutohen në një seancë të dedikuar ku në fund Parlamenti do të dalë me një rezolutë në mbrojtje të Kosovës.

“Ramë dakord që kjo çështje që ka rëndësi kombëtare duhet nga ky kuvend të dalë një produkt i përbashkët dhe ramë dakord për një mocion me debat plot 6 orë ku do kemi mundësi të debatojmë këtu në Kuvend dhe të dalim me një rezolutë që mishëron vullnetin e Kuvendit të Shqipërisë për të mbështetur sovranitetin, integritetin territorial, sigurinë e Kosovës dhe të drejtën e saj për të qenë e lirë. Këtë ka bërë Shqipëria vijimësisht në politikën e saj shtetërore, qeveritare”, tha Spiropali. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat