Videoja erotike që “trazoi” rrjetet sociale, Fevziu: Nuk ka pse të qarkullojë, nuk është as vrasje e as vjedhje

Shqipëria

Videoja erotike që “trazoi” rrjetet sociale, Fevziu: Nuk ka pse të qarkullojë, nuk është as vrasje e as vjedhje

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 00:56
Blendi Fevziu

Një video erotike “trazoi” rrjetet sociale gjatë fundjavës, por shumë shpejt u kuptua që ishte produkt i inteligjencës artificiale. Në emisionin “Opinion” në Tv Klan këtë të hënë u sqarua e vërteta rreth saj.

Siç tha gazetari Blendi Fevziu, tek kjo video shfaqej një vajzë dhe pretendohej se ishte prezantuesja Luana Vjollca dhe thuhej se kishte dalë nga SPAK dhe ishte marrë nga celulari i Ervis Martinajt gjatë zbërthimit të aplikacionit Sky.

Por kjo u hodh poshtë nga gazetari Eni Ferhati. Ai sqaroi se në këtë aplikacion nuk dërgohen video, por edhe se SPAK zyrtarisht ka mohuar që kjo video të ketë dalë si pasojë e një rrjedhje informacioni.

Ndërkohë reagoi edhe Fevziu i cili theksoi se edhe nëse do të ishte e vërtetë kjo video nuk kishte pse të qarkullonte sepse nuk është vepër penale. Sipas tij, të gjithë ata që qarkullojnë materiale të tilla janë në shkelje të normave dhe ligjeve.

Eni Ferhati: Zyrtarisht nga SPAK mohohet që të ketë pasur një rrjedhje informacioni, jo në këtë rast që jo e jo, por as në raste të tjera që mund të jenë publikuar më herët. Jam interesuar zyrtarisht. Është një video që ka rënë pre e asaj që njihet si viralizimi i ndryshëm. Edhe mua më kanë mbërritur në WhatsApp nga persona me këtë shpjegim. Nuk rezulton që të jetë pjesë e ndonjë procedimi penal të Prokurorisë së Posaçme apo BKH-ja. E shikoj shumë të rrezikshme faktin që mund të jetë prodhim i inteligjencës artificiale pasi nesër mund të jemi para kushteve të tjera ku personazhe të njohur publikë të çfarëdo sfere të mundshme mund të gjenden para këtij shantazhi sepse ky është shantazh i hapur për qëllime të ndryshme, që mund të jetë për përfitim monetar, prishje imazhi, etj., me radhë.

Blendi Fevziu: Video është pak a shumë ajo që pamë. E para kjo video edhe po të ishte nuk ka pse të qarkullojë sepse nuk është as vrasje, as vjedhje, as shkelje ligji, as vepër penale. Është një video që dikush mund ta ketë marrë, ta ketë komunikuar, nëse do ishte edhe video e personit real… mund ta ketë komunikuar me kë të dojë sepse kjo është zgjedhja personale e vajzës tjetër… Me partner ose me kë të dojë sepse nuk i përcakton ti shinat morale. Dhe e dyta nuk ka asgjë për të ngjallur edhe atë moralin fake që qarkullon nëpër rrjetet sociale shqiptare dhe as për të bërë ndonjë boom. Është një video që është në intimitetin e vet. Çdo njeri në intimitetin e vet mund të bëjë çfarë të dojë për sa kohë nuk e kalon në publik. Publikimi nga ana e kuriozëve është realisht shkelje e të gjitha normave dhe ligjeve dhe jo fakti si reagimit të vetë asaj vajzës kushdo qoftë ajo. Pra vajzës me trup tjetër dhe kokën e Luanës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat