Kishte vënë në dispozicion lokalin e tij për lojëra fati, arrestohen pronari dhe një tjetër që u kap duke luajtur

Shqipëria

Kishte vënë në dispozicion lokalin e tij për lojëra fati, arrestohen pronari dhe një tjetër që u kap duke luajtur

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Vihen në pranga një shtetas që kishte vënë në dispozicion lokalin e tij, për të ushtruar veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit dhe një tjetër që u kap duke luajtur në këtë lokal.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme dhe në lokale. Si rezultat, kanë goditur një tjetër rast të kësaj paligjshmërie, për të cilin u arrestuan në flagrancë shtetasit K. Sh., 31 vjeç dhe K. Sh., 29 vjeç, banues në Maliq.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në fshatin Libonik, në lokalin e 31-vjeçarit, këtij shtetasi dhe 29-vjeçarit, iu gjetën dhe u sekuestruan, 4 aparate celularë që dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive, në të cilët kishin ruajtur edhe bileta lotarie në emër të shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat