Konferenca e Kryetarëve nuk arrin konsensus, dy kërkesat e PD për komisionet hetimore i kalojnë seancës plenare

Shqipëria

Konferenca e Kryetarëve nuk arrin konsensus, dy kërkesat e PD për komisionet hetimore i kalojnë seancës plenare

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 13:06
Konferenca

Konferenca e Kryetarëve nuk ka arritur konsensus për dy kërkesat e PD për komisionet hetimore.

Bëhet fjalë për rastin e ndërhyrjeve në sistemin TIMS dhe për koncesionet në shëndetësi, siç janë çështja e sterilizimit dhe check-up-i.

Teksa pritej miratimi i këtyre komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se nuk ka pasur konsensus.

Për këtë arsye vendimet i kalojnë seancës plenare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat