I dënuar me mbi 5 vjet burg për marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet 53-vjeçari në Lushnjë

Shqipëria

I dënuar me mbi 5 vjet burg për marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet 53-vjeçari në Lushnjë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 13:01
Foto nga vendi i ngjarjes

I dënuar nga autoritetet gjyqësore të Italisë, me mbi 5 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, kapet në Lushnjë dhe vihet në pranga 53-vjeçari.

Pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bënë të mundur kapjen në fshatin Tërbuf, Lushnjë, si dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin, e shtetasit Barjam Mehaj, 53 vjeç.

53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Novarës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët italianë, për ekstradimin e shtetasit Bajram Mehaj, në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat