Edi Rama zbarkon familjarisht në New York, shmang surprizat e hidhura - ja lajmet tronditëse që e presin në dosjen McGonigal

Shqipëria

Edi Rama zbarkon familjarisht në New York, shmang surprizat e hidhura - ja lajmet tronditëse që e presin në dosjen McGonigal

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 10:34
Kryeministri Edi Rama dhe Charles McGonigal

Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar familjarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në New York. Shqipëria, si vendi që mban presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të udhëheqë dy debate të nivelit të lartë.

Dhe mesa duket Rama e ka shfrytëzuar këtë event për të shkuar në SHBA. Por mbërritja e kryeministrit Rama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen në një momente kur shumë çështje të rëndësishme dhe skandale janë duke vluar, teksa në disa prej tyre pjesë është edhe ai.

Në Uashington këtë javë u mbajt gjyqi ndaj ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal, i cili po hetohet në për atë që njihet si dosja shqiptare.

Rrjeti televiziv amerikan, “Fox News”, zbuloi se McGonigal rrezikon një dënim me dekada në burg.

Madje për të zbutur dënimin e tij, ai mund të nxjerrë të gjitha pazaret, përfshirë me Ramën dhe paratë e pista që ka marrë nga oligarkët e kryeministrit shqiptar për aferat e pista.

Mirëpo për të mësuar më shumë rreth vizitës së shefit qeverisë shqiptare në New York dhe gjyqit të McGonigal, i cili u mbajt në Uashington këtë 13 shtator dhe që u shty për në 21 shtator, ka folur dje drejtori i televizionit “Fokus TV” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njëherësh gazetar i njohur Robert Papa.

Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, theksoi se çështja McGonigal është kthyer në dhimbje koke për Ramën, të cilin e presin telashe nëse ish-agjenti i FBI flet. Po ashtu, zoti Papa ka zbuluar për herë të parë edhe urdhër-arrestin për McGonigal.

Rama në New York

“Edi Rama ka zbarkuar familjarisht në Nju Jork duke rezervuar në një hotel luksoz. The Beekman, a Thompson Hotel, 123 Nassau st, New York, NY 10038. (shqiptarët që duan të protestojnë, aty e kanë). Rama ka me vete Fugën, ndërsa presidenti me një delegacion me 20 vetë do jetë nga ata 17 der 23 shtator. Rama kthehet më 21 shtator, përsëri, ka shumë gjasa që shoqërohet nga gruaja dhe djali i tyre.

A ka dashur të evitojë çdo të papritur në JFK? Fuga është ndërlidhësi me Sorosin dhe i pranishëm edhe në rastin me foton me Obamën, që krijoi probleme ligjore dhe nisjen e një hetimi nga FBI pas kërkesës së kongresmenit Dana Rohabaher. Si rastësisht hoteli është afër Wall Street, pra magneti-para, tërheq “liderin Global”. JFK ka qenë paksa tronditës”, deklaroi Papa për gazetën “SOT”.

Arrestimi dhe gjyqi i McGonigal

“Në 18 janar 2023, ora 16.51  agjentja Katherina Pattillo ka arrestuar Charles McGonigal dhe askush nuk di se çfarë ka ndodhur në aeroportin e JFK këtë radhë. Ajo që dihet është se hetimet për ish-agjentin e FBI, Charles Mcgonigal vazhdojnë. Ai nuk u paraqit në seancën e datës 13 shtator sepse avokat i tij bëri një kërkesë më 8 shtator me arsyen se ishte jashtë Amerikës, dhe jo me lajmet fake se gjoja kërkon kohë për  marrëveshjen.

Teknikisht, ai mund të pranojë se është fajtor por në rastin e Nju Jorkut, doli një vendim nga gjykatësi se ai kërkon të ndryshojë deklarimin nga i pa fajshëm, në fajtor... Kjo nuk ka ndodhur ende në Uashington. Avokati kërkoi që seanca me zoom të shtyhej për 21 shtator, jo se kërkon kohë sepse një javë janë pak. Ende jemi në kohën e shikimit të provave, që janë aq shumë sa avokatët nuk i kanë parë, mesa duket, të gjitha.

Ajo që dihet është se McGonigal, siç tha avokati i tij, do “respektojë marrëveshjen me qeverinë”, pra do flasë dhe do pranojë  skemën e prokurorit. Rama, përsëri, duket i shqetësuar dhe nuk mendon se do e kalojë lehtas. Gazetari Dan Fridan, i Mother Jones, më ka deklaruar se: “Lidhja e Ramës me McGonigal, qelbet erë.” .

Ndërsa New York Times dikur nënvizonte: “Rama hiqet si reformator, por miku i tij paguhet nga rusët.”, nënvizoi drejtori i televizionit “Fokus TV” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njëherësh gazetar i njohur Robert Papa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat