Humb kontrollin e motomjetit, lëndohet 66-vjeçari në Shkodër

Shqipëria

Humb kontrollin e motomjetit, lëndohet 66-vjeçari në Shkodër

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 14:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, në rrugën e fshatit Trush, ku 66-vjeçari B. T., banues në Shkodër, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i motomjetit është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe po merr mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat