Pas ndërhyrjes për lehtësimin e frymëmarrjes, përmirësohet gjendja e liderit historik të PS, Fatos Nano

Shqipëria

Pas ndërhyrjes për lehtësimin e frymëmarrjes, përmirësohet gjendja e liderit historik të PS, Fatos Nano

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 19:24
Pas ndërhyrjes për lehtësimin e frymëmarrjes, përmirësohet gjendja e liderit historik të PS, Fatos Nano

Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Burime nga spitali konfirmojnë për median se gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit aktualisht është e mirë dhe se i është bërë ndërhyrje lehtësuese për frymëmarrjen.

Mësohet se pas ndërhyrjes për lehtësimin e frymëmarrjes është përmirësuar edhe gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano.

Bordi drejtues dhe stafi i “News24” i uron shërim të shpejtë Fatos Nanos.

Sakaq bëhet me dije se rehabilitimi është i ngadalshëm dhe i vështirë pasi kërkon ndërgjegjësim dhe bashkëpunim nga pacienti”, njoftohet më tej.

Teksa Fatos Nano po përballet me gjendjen e vështirë shëndetësore, kreu i qeverisë Edi Rama e ka nderuar me medaljen për mirënjohjen publike, duke i vlerësuar kontributin si ish-kryeministër i vendit.

Fatos Nano ka qenë 3 herë kryeministër i vendit në periudha të ndryshme. Ai u largua nga pushteti në vitin 2005 dhe si rrjedhojë dhe nga drejtimi i partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat