Kapen me drogë në makinë, arrestohen dy të rinjë në Kakavijë

Shqipëria

Kapen me drogë në makinë, arrestohen dy të rinjë në Kakavijë

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetaset L. C., 33 vjeçe dhe E. I., 29 vjeçe, banuese në Romë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre, në vijën e dytë, në pkk Kakavije, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në fshatin Memaliaj, në oborrin e banesës së shtetasit A. M., kanë gjetur të kultivuara 7 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 71 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi B. M., 41 vjeç, autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike. Vijon puna për kapjen e tij.



Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 29 vjeç, banues në Berat, pasi është kapur në qytetin e Këlcyrës, duke transportuar bagëti të pamatrikulluara, që dyshohet se janë kontrabanduar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. D., 51 vjeç dhe P. K., 29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. G., 18 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat