Pas 67 vitesh/ Vijnë nga Roma eshtrat e Qazim Mulletit, shërbeu si prefekt i Tiranës

Shqipëria

Pas 67 vitesh/ Vijnë nga Roma eshtrat e Qazim Mulletit, shërbeu si prefekt i Tiranës

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Nga Roma do të vijnë në atdhe, pas 67 vitesh,  eshtrat e Qazim Mulletit, që në Tiranën e e viteve 39- 40, shërbeu si kryetar bashkie, atë kohë Prefekt.

Figura e Qazim Mulletit është një figurë e spikatur e diktaturës qe sistemi diktatorial e denigroi dhe krijoj një imazh grotesk.

Me 28 Gusht, do të mbahet ceremonia e varrimit, duke I dhënë prehje një herë e përgjithmonë, eshtrave të tij në qytetin e lindjes, në Tufinë.

Rreth figurës dhe rolit që ka luajtur në Shqipërinë Zogiste, e më pas dhe atë fashiste ka pasur herë pas herë shumë debate e veçanërisht pas rivënies në skenë të Komedisë Prefekti.

Me 28 gusht fillimisht do të ketë një ceremoni fetare në xhaminë Kokonozi tek Pazari i ri rreth ores13.00 dhe më pas Prefekti i Tiranës do të prehet në Tufinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat