Tërhiqet Greqia, pranon zjarrfikësit/ Më shumë se 60 trupa nga Shqipëria do të shkojnë për ndihmë

Shqipëria

Tërhiqet Greqia, pranon zjarrfikësit/ Më shumë se 60 trupa nga Shqipëria do të shkojnë për ndihmë

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Greqia është tërhequr dhe ka pranuar ndihmën e shtetit shqiptar, i cili pak orë më parë nisi disa mjete dhe forca zjarrfikëse për të ndihmuar me situatën e zjarreve në vendin fqinj.

Më herët, u raportua se Greqia e kishte refuzuar ndihmën e Shqipërisë me pretendimin se nuk kishim në nevojë për forca të tjera.

Trupat zjarrfikëse u kthyen mbrapsht në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës pa dhënë asnjë shpjegim të veçantë përveçse iu komunikua se nuk do të kalonin kufirin. Zjarrfikësit dropullitë e gjirokastritë, u nisën me kërkesën e kryebashkiakëve respektivë Dhimitraq Toli e Flamur Golemi mëngjesin e sotëm.

Bëhet fjalë për 60 trupa të shërbimeve zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Gjirokastrës dhe Dropullit si dhe 10 mjete të forcave të armatosura dhe sistemit të mbrojtjes civile shqiptare, të cilët pritet t’i ofrojnë ndihmë shtetit helen pasi po përballet me një situatë tejet të rënduar për shkak të zjarreve të shumtë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat