Qafoku përgëzon Altin Dumanin: Meritë e tij, Shqipëria ka një hero në drejtësi!

Shqipëria

Qafoku përgëzon Altin Dumanin: Meritë e tij, Shqipëria ka një hero në drejtësi!

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 14:07
Altin Dumani

Gazetari Roland Qafoku tha në një intervistë për Euronews Albania se arrestimet e bujshme të SPAK në nivelet më të lartë të pushtetit janë meritë e kreut të këtij institucioni Altin Dumani.

Sipas Qafokut, Dumani është një hero i drejtësisë.

“Me këtë goditje e dimë që SPAK s’e ka PS, as Edi Rama, ndryshe nuk do të ndodhte që nga një skuadrile sot të kemi një togë me 20-25 politikanë të rëndësishëm të arrestuar. Merita kryesore i takon Altin Dumanit.

Shqipëria ka një hero në drejtësi, ai është një hero. Altin dumanin nuk e ka Edi Rama”, tha Qafoku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat