Turistët “ia mbathën” pa paguar, reagon Ambasada Italiane në Tiranë: Kemi shlyer faturën ndaj restorantit, sipas porosisë së Melonit

Shqipëria

Turistët “ia mbathën” pa paguar, reagon Ambasada Italiane në Tiranë: Kemi shlyer faturën ndaj restorantit, sipas porosisë së Melonit

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 20:27
Shtetasit italianë u larguan me vrap pa paguar

Ambasada Italiane ka treguar se kanë bërë pagesën në restorantin në Berat, prej të cilit u larguan pa paguar disa shtetas italianë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Ambasada shkruan se pagesa është bërë pas porosisë së dhënë nga kryeministrja Giorgia Meloni.

Më herët ishte kryeministri Edi Rama i cili ndau lajmin se homologia e tij italiane kishte kërkuar të paguhej fatura në restorantin ku shtetasit italianë u larguan me vrap pa paguar.

Reagimi i Ambasadës Italiane:

Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat