U raportua për të shtëna me armë në Sarandë, policia sqaron ngjarjen

Shqipëria

U raportua për të shtëna me armë në Sarandë, policia sqaron ngjarjen

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 13:28
Policia

Policia ka sqaruar ngjarjen në Sarandë, ku u raportua për të shtëna me armë zjarri dhe një të plagosur.

Sipas policisë nuk ka pasur shkëmbim zjarri, por një person ka shkrepur aksidentalisht armë.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Klaudio Qendros , të cilit dyshohet t’i jetë shkrepur arma aksidentalisht.

Gjithashtu sqarohet se nuk ka të plagosur, por autori ka braktisur menjëherë mjeti dhe është larguar me vrap.

Sakaq shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat