“Probleme me të birin, luante bixhoz e pinte drogë”, flasin fqinjët e 62-vjeçarit

Shqipëria

“Probleme me të birin, luante bixhoz e pinte drogë”, flasin fqinjët e 62-vjeçarit

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Maliq, ku një 62 vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari dhe më pas goditi me sende të forta djalin e tij, Kamber Muçollari.

Banorët përreth shprehen se 62 vjeçari Ramiz Muçollari edhe pse më parë ka pasur probleme të shëndetit mendor ka qenë një person i qetë dhe nuk ka pasur kurrë probleme më parë në lagje.

Ndër të tjera fqinji shprehet se para kësaj ngjarje, Ramizi ka pasur një konflikt me të birin pasi ai lozte kumar dhe ishte përdorues drogë.

“E kam komshi, mbrëmë nuk kam dëgjuar asgjë më vonë kam dëgjuar, rreth orës 23”00 të natës siç më kanë thënë të tjerët ka goditur me thikë gruan dhe më pas ga goditur dhe të birin. Ka qenë shumë I qetë. Ka pasur më parë shqetësime mendore, së fundmi ka qenë në rregullt. Një tjetër shqetësim para këtij ka qenë me të birin, ku komshinjtë e tjerë pohojnë se ai lozte kumbar dhe merret me drogë. Dhe pse ka pasur probleme mendore ka qenë i thjeshtë. Nuk ka pasur asnjëherë probleme në lagjen tonë”, ka thënë ai.

Ndërkohë një tjetër shprehet se thjesht ka dëgjuar zhurmë, dhe në fillim ka menduar se është nga llamarinat, nuk e ka kuptuar se është nga armët.

Dëgjova zhurma, më duket se kanë qenë 9 të shtuna, ndërsa gjatë natës nuk kam dëgjuar gjë. Madje në fillim mu duk si zhurmë llamarine. Nuk e njoh Ramizin”, ka thënë ai.

Ndërkohë vijon që të jetë i rrethuar nga forcat RENEA 62 vjeçari në banesën e tij, pasi fillimisht ai ka bërë rezistencë dhe ka qëlluar mbi policinë e Korçës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat