Aksident në Divjakë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, vdes pasagjeri

Shqipëria

Aksident në Divjakë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, vdes pasagjeri

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj enjte në fshatin Stravec në Divjakë. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjeri Daniel Sharka, ndërsa drejtuesi i makinës, Mariglen Laboti ka mbetur i plagosur.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:45, në fshatin Stravec, shtetasi duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi 30 vjeç dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat