Shkarkohet nga detyra drejtoresha e shkollës së mesme në Pogradec, zbardhen dyshimet e para

Shqipëria

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e shkollës së mesme në Pogradec, zbardhen dyshimet e para

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Një drejtoreshë shkolle në një gjimnaz në Pogradec është vënë nën hetim pasi dyshohet se falsifikonte dokumente të nxënësve në shkollë.

Për këtë rast, policia ka dhënë detaje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë bënë ekzekutimin e masave "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" dhe "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për shtetasen V. M., 48 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, me detyrë drejtoreshë e shkollës së mesme Çërravë, Pogradec, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente të nxënësve të kësaj shkolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat