Spahiu: Çmimet e çmendura 300 euro çadra janë kriminale, shteti t’i ndalojë

Shqipëria

Spahiu: Çmimet e çmendura 300 euro çadra janë kriminale, shteti t’i ndalojë

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 07:36
Juristi Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se shteti duhet të ndërhyjë për të ndalur abuzimet me çmimet në turizëm.

Sipas tij, rënie e euros ka bërë që turistët të shpenzonin 25 për qind më shumë valutë të huaj, ndërsa forcimi i lekut duhet të shoqërohej jo me rritje por me ulje të çmimeve.

“Nuk mund të kemi tregtarë grabitës. Në cilin vend turistik të botës shezlloni kushton 300 euro apo 1 mijë euro bashkë me një shishe shampanjë? Nuk i gjen as në Monte Carlo dhe as në vendet më luksoze. Nga ana tjetër, shqiptarët po abuzojnë edhe me hapësirat publike.

Plazh publik nuk do të thotë që shqiptarët ta përdorin si ranë e xanun, vënë një çadër në qershor dhe e heqin në shtator, s’mund të ngulen çadra 6 muaj për ta përdorur 6 ditë. Kush ja jep të drejtën ta përdorësh si pronë private? I paguan gjë shtetit ti?” tha juristi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat