Zgjedhjet në PD, analisti zbardh prapaskenat: Ajo çka bëri Bardhi është një budallallëk

Shqipëria

Zgjedhjet në PD, analisti zbardh prapaskenat: Ajo çka bëri Bardhi është një budallallëk

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Analisti Fitim Zekthi është shprehur se procesi i zgjedhjeve të ditës së nesërme është i pakthyeshëm.

Në një intervistë televizive, ai nënvizoi se nuk e ka tagrin Sekretari i Përgjithshëm i PD që të mbledhë Këshillin Kombëtar.

Sipas tij, Këshilli Kombëtar thirret nga Kryesia e PD-se ose nga kryetari i kësaj partie.

“Procesi i zgjedhjeve të ditës së nesërme është i pakthyeshëm. Nuk ka pasur mbledhje të Këshillit Kombëtar. Kjo është një gjë qesharake dhe absurde. Sekretari i Përgjithshëm i PD nuk ka të drejtë të thërrasë Këshillin Kombëtar, nuk e ka tagrin. Sekretari merr në shqyrtim vetëm gjërat që do të zbatojë dhe nuk merr vendime. Këshilli Kombëtar thirret nga Kryesia e PD ose nga Kreu i PD-së”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat