Shtëpia e shkrimtarit Dritëro Agolli së shpejti muze, Veliaj: Do të jetë perla e radhës në Tiranë

Shqipëria

Shtëpia e shkrimtarit Dritëro Agolli së shpejti muze, Veliaj: Do të jetë perla e radhës në Tiranë

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 12:24
Erion Veliaj

Apartamenti në Rrugën e Dibrës, ku punoi dhe jetoi për shumë vite njeriu i madh i letrave shqipe, Dritëro Agolli, do të hapet së shpejti si muze për t’u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe turistët. Në të njëjtin pallat ndodhet edhe “Shtëpia Kadare”, shkrimtarit tjetër të madh shqiptar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se “Shtëpia Agolli” do të jetë një lloj muzeu i së ardhmes, që jeton në ekosistemin e komunitetit.

“Shtëpia muze ndodhet brenda një pallati ku ende jetojnë njerëz. Kur dikush vjen të vizitojë muzeun, mund të shkëmbehet edhe me banorët në ashensor ose nëpër shkallë. Ndoshta, ky është muzeu i së ardhmes, një muze që jeton në ekosistemin e komunitetit. Kush vjen në këtë pallat mund të vizitojë shtëpitë e dy ikonave të letërsisë tonë, Dritëro Agollit dhe Ismail Kadaresë, që ndahen vetëm nga një kat”, tha Veliaj.

Ai renditi disa nga rikonstruktimet që janë bërë në Tiranë, si “Shtëpia me Gjethe”, kinema “Maks Velo” apo “Shtëpia Kadaresë”, të cilat tashmë janë kthyer në pika të rëndësishme për vizitorët vendas dhe të huaj.

“Më vjen mirë që kinemaja në Laprakë, e cila mban emrin e arkitektit Maks Velo, është kthyer në një akupunkturë për komunitetin. Ndaj, vërtet besoj se në një qytet të mirë ka vend për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat