Inspektorë të IKMT-së shoqërohen në policinë e Tiranës, reagon policia

Shqipëria

Inspektorë të IKMT-së shoqërohen në policinë e Tiranës, reagon policia

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 20:26
Policia

Disa inspektorë të IKMT-së janë shoqëruar në drejtorinë e Tiranës. Lajmi është konfirmuar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala.

Bëhet me dije se inspektorët janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje dhe për të bërë disa verifikime. Nuk raportohet për arrestime.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 24.07.2023 është paraqitur pranë Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë një subjekt privat dhe ka kallëzuar se ditën e sotme, në objektin e tij, janë paraqitur 11 inspektorë të IKMT-së, dhe vetëm 4 prej tyre kishin urdhër për kryerjen e inspektimit në terren.

Në ambientet e DVP Tiranë janë shoqëruar 11 shtetasit e mësipërm, të cilët pas deklarimeve përkatëse dhe komunikimit me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, janë proceduar në gjëndje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat