Zjarri ‘pushtoi’ vendgrumbullimin e mbetjeve në Vlorë, zona ende e mbuluar nga tymi, shihni pamjet

Shqipëria

Zjarri ‘pushtoi’ vendgrumbullimin e mbetjeve në Vlorë, zona ende e mbuluar nga tymi, shihni pamjet

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Përkeqësohet situatë në pikën e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë, ku më herët u përfshi nga zjarri.

Flakët janë përhapur duke mbuluar me një re tymi të gjithë zonën.

Kjo situatë e cila vijon prej disa orësh nuk ka ndryshuar. Të rrezikuar janë edhe banesat që ndodhet rreth kësaj vatre zjarri.

Është e disata herë që kjo pikë grumbullimi përfshihet nga zjarri. Në këtë zonë jetojnë 500 familje, të cilat vuajnë problematikat e krijuara.

Edhe pse qyteti ka një landfill mbeturinash, me një kosto ndërtimi prej 21 mln eurosh, ai nuk u shërben qytetarëve pasi nuk është ende në funksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat