Ulen shifrat e vaksinimit/ Asnjë shkollë, kopsht apo çerdhe nuk do regjistrojë të pavaksinuar

Shqipëria

Ulen shifrat e vaksinimit/ Asnjë shkollë, kopsht apo çerdhe nuk do regjistrojë të pavaksinuar

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 15:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Rënia e mbulesës vaksinale në popullatë, sidomos në vaksina të kalendarit të detyrueshëm ka alarmuar ekspertët e shëndetit publik, të cilët i kërkojnë Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror të tregohet strikt e të mos tolerojë asnjë shkollë, kopsht apo çerdhe që regjistron fëmijë të pavaksinuar.

Ligji për sëmundjet infektive ka të përcaktuar se asnjë fëmijë i pavaksinuar nuk mund të frekuentojnë, institucionet arsimore qofshin publike apo jo publike.

Regjistrimet  e fëmijëve në institucionet arsimore vijojnë ndërkohë që sipas Silva Binos shpesh janë çerdhet, shkollat dhe kopshtet që nuk respektojnë ligjin.

“Janë vënë vënë re shkelje sepse ne kontrollojmë dokumentacionin për çdo fëmijë”-shprehet Silva Bino.

Edhe pse drejtuesit e shkollave ne Tirane mundohen te jenë korrekt me ligjin përsa i përket regjistrimit të fëmijëve  në shkolla të rretheve abuzohet. Bino thekson se edhe ne disa shkolla jo publike në Tiranë nuk kërkohet certifikata e vaksinave që ka kryer nxënësi. Ndaj i kërkohen Inspektoratit shëndetësor Shtetëror të mos tolerojë asnjë drejtues shkolle

Ligji i sëmundjeve infektive parashikon gjoba për drejtuesit e shkollave që  pranojnë fëmijë të pavaksinuar qoftë edhe kur u mungon një dozë e vetme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat