“Inceneratorët do djegin një pjesë të madhe të zyrtarëve”, avokati Daci bën deklaratën e fortë: U morën me plehrat

Shqipëria

“Inceneratorët do djegin një pjesë të madhe të zyrtarëve”, avokati Daci bën deklaratën e fortë: U morën me plehrat

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 21:52
Avokati Jordan Daci

Në studion e emisionit “Open” në News24, po diskutohet për kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj.

Avokati Jordan Daci bëri deklaratën e fortë, ku tha se inceneratorët do të do djegin një pjesë të madhe të zyrtarëve, teksa shtoi se ‘ata që u morën me plehrat, do të digjen si plehrat’.

“Reforma në drejtësi nuk është imune. Drejtësia dhe policia e kanë bërë punën  e vetë. Inceneratorët do djegin një pjesë të madhe të zyrtarëve. Ata janë marrë me plehrat, pritini të digjen vetë si plehrat.

Duhet të avancohet më tej për rastin e Ahmetaj, pasi nuk ka kuptim që njerëzit që kanë imunitete kanë mundësi të largohen. Megjithatë është vendim i gjykatës që imuniteti nuk i jepet deputetit si person por si institucion. Pavarësisht kësaj, çdo shtet anëtar i Interpol duhet të bëjë ndalimin, por vendimin përfundimtar e merr gjykata. Shteti mund të vendosë ekstradimin e një personi dhe vendimmarrja është politike. Gjithmonë do ketë një vendimmarrje politike në vend, megjithatë arrestimi i një personi të shpallur në kërkim është hapi i parë.

Mjafton të paguash dhe të mos ekstradohet, siç ndodh në vendet anglo-sanksione. Në vendet si Kanadaja p.sh., proceset e ekstradimit janë më të qeta dhe kemi raste që për persona të akuzuar për vrasje, e që nuk janë ekstraduar. Gjithsesi ky është një lajm i keq për shqiptarët se i bie ‘vidhni dhe ikni jashtë shtetit’”, tha ai.

Ndërsa, gazetari Elkier Bushkolaj tha se nëse Ahmetaj do kishte besim te drejtësia shqiptare do ishte përballur me të dhe nuk do kishte zgjedhur të arratisej.

“Edhe Ahmetaj e pranon që drejtësia ka dështuar në lidhje me statistikat. Po të kishte besim te kjo drejtësi…do të ishte përballë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat