Makina del nga rruga në Mallakastër, dy të lënduar

Shqipëria

Makina del nga rruga në Mallakastër, dy të lënduar

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Poçem, Mallakastër.

Sipas policisë mësohet se një 35 vjeçar, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Bmë”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, 38 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat