Manastirliu në Spille: Mbi 10 mijë qytetarë kanë marrë shërbim në qendrat verore, 30% e tyre, turistë të huaj

Shqipëria

Manastirliu në Spille: Mbi 10 mijë qytetarë kanë marrë shërbim në qendrat verore, 30% e tyre, turistë të huaj

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 12:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, vizitoi qendrën shëndetësore në Spille, e hapur për herë të parë këtë vit me shërbim falas 24/7 për pushuesit dhe turistët, duke e çuar në 30 numrin e qendrave verore të hapura pranë zonave turistike gjatë këtij sezoni veror.

Përgjatë kësaj periudhe janë ofruar më shumë se 10 mijë vizita të kujdesit shëndetësor në qendrat verore, ku rreth 30% e tyre, i’u janë dhënë pushuesëve të huaj, nga ekipe profesionistësh mjekësh dhe infermierësh, në koordinim me Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Janë vendosur në dispozicion dhe 18 njësitë e autoambulancave që tashmë kanë postacionet fikse dhe organizojnë punën me të gjithë strukturat e kujdesit shëndetësor veror, por nga ana tjetër edhe me qendrat shëndetësore si dhe me poliklinkat dhe me spitalet, përgjatë gjithë bregdetit”,- tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale foli për rritjen e angazhimit dhe gatishmërisë së strukturave shëndetësore me shtimin e fluksit të pushuesve.

“Janë 170 mjekë, infermierë po ashtu edhe punonjës shërbimi të angazhuar në 30 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin, duke filluar nga zonat malore dhe në ato bregdetare. Ne do të vijojmë të jemi në gatishmëri të plotë, ashtu sikurse kemi qenë përgjatë gjithë kësaj periudhe, sepse fluksi i shtuar i pushuesëve dhe turistëve që do të vijë, duke u rritur sigurisht edhe përgjatë muajit gusht, kërkon një angazhim konkret të të gjithë strukturave tona“,- tha Ministrja Manastirliu.

Qendra Shëndetësore Spille është një pikë referimi për sezonin turistik në këtë zonë, pasi ofron shërbim 24 orë për pushuesit dhe turistët. Në të gjithë vendi janë hapur prej 15 qershorit, 30 qendra shëndetësore verore, ku ofrohet shërbim pa ndërprerje, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi emergjencave shëndetësore gjatë sezonit turistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat