SPAK kërkon arrestimin, Ahmetaj ndodhet jashtë Shqipërisë! Këshilli i Mandateve mblidhet sërish sot

Shqipëria

SPAK kërkon arrestimin, Ahmetaj ndodhet jashtë Shqipërisë! Këshilli i Mandateve mblidhet sërish sot

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 11:04
SPAK kërkon arrestimin, Ahmetaj ndodhet jashtë Shqipërisë! Këshilli i Mandateve mblidhet sërish sot

Këshilli i Mandateve do të nisë sot në orën 16:00 mbledhjen me dyer të mbyllura për të marrë vendimin për mandatin e deputetit Arben Ahmetaj.

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij. Largimin e tij e ka konfirmuar avokati Enrik Ligori në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që u mbajt një ditë më parë.

Kreu i SPAK Altin Dumani dhe më pas prokurorja Enkeleda Millonai, i parashtruan dje Këshillit të gjitha faktet përmes të cilave mendojnë se Ahmetaj duhet të arrestohet. Dumani tha se të gjitha faktet janë të atilla që e justifikojnë arrestimin e ish-ministrit të Financave.

Mbledhja u shoqërua me debate të forta, teksa opozita kërkon që kjo mbledhje të bëhet me dyer të hapura. Për herë të parë, SPAK i ka kërkuar Kuvendit që kjo seancë të jetë me dyer të mbyllura, pasi në dosjen e konsideruar sekret përfshihen dhe emra të tjerë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, i kërkoi Kuvendit dy ditë më parë dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat