Dosja hetimore ndaj Arben Ahmetajt, zbardhen detajet, si përfituan të ardhura miqtë e ish-zv.kryeministrit

Shqipëria

Dosja hetimore ndaj Arben Ahmetajt, zbardhen detajet, si përfituan të ardhura miqtë e ish-zv.kryeministrit

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 19:19
Arben Ahmetaj

News24 dhe BalkanWeb kanë zbardhur të tjera detaje nga dosja hetimore në lidhje me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për arrestimin e ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.

Në dosjen hetimore thuhet se Arben Ahmetaj ka qenë në dijeni të problematikave që evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e e fundit po nxirrte për miratim, në lidhje me procedurën koncensionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë”.

Më tej thuhet se janë pikërisht miqtë e tij, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kanë përfituar të ardhura.

Pjesë nga dosja hetimore:

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, ka qenë vazhdimisht në dijeni të problematikave që evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e fundit po nxirrte për miratim, ne lidhje me procedurën koncensionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë”, apo edhe me diskutimet e komisionit, siç edhe lexohet nga e-maili i datës 06.12.2014 kur shtetasi E. M. I ka nisur në këtë datë e-mailin e përcjellë nga shtetasi Alqi Bllako, me materialin e përgatitur nga komisioni në lidhje me pikat e diskutuara dhe me pikat e diskutimit te Ministrisë së Financës.

Me shkresën nr. 429/1 datë 19.01.2016, personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka shprehur dakordësinë për çeljen e investimeve nga Ministria e Mjedisit, detajimin e tyre për vitin 2016, në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit në shumen 550 000 000 lekë, Impianti i prodhimit të energjisë nga mbetjet Fier 73 330 000 lekë, Pastrimi i lumit Shkumbin 130 000 000 dhe Mbyllja e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit 740 000 000 leke. Ku në të katërta këto procedura, janë pikërisht miqtë e tij, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kanë përfituar të ardhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat