Anija shqiptare ‘Butrinti’ ndihmon në shpëtimin e 55 emigrantëve në detin Egje

Shqipëria

Anija shqiptare ‘Butrinti’ ndihmon në shpëtimin e 55 emigrantëve në detin Egje

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 12:48
Anija shqiptare ‘Butrinti’

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar me anë të një njoftimi në Facebook se anija ‘Butrinti’ së bashku me një anije greke dhe një turke kanë shpëtuar 55 emigrantë në detin Egje.

Ai shkruan se në këtë operacion shpëtimi u tregua përkushtimin i palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente.

“Anija ‘Butrinti’, tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje.

Së bashku me një anije greke dhe një turke, ekipi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi.

Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente”,-shkruan ministri Peleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat