Gazetari i njohur zbulon dinamikën e atentatit të rëndë në Krujë: Autorët gjuajtën nga dy pozicione

Shqipëria

Gazetari i njohur zbulon dinamikën e atentatit të rëndë në Krujë: Autorët gjuajtën nga dy pozicione

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 11:47
Armand Bajrami tha se 29-vjeçari Ramazan Sina që mbeti viktimë e të shtënave ishte duke drejtuar automjetin e tij

Mesnata e 4 korrikut u trondit nga një atentat i ndodhur në Krujë, pak minuta pas orës 12:00, ku në tentativë për të vrarë Gentjan Bejtjen, mbeti i vdekur kunati i tij, Ramazan Sina, dhe u plagosën 2 djemtë e “objektivit”.

I ftuar në një emision televiziv, gazetari Armand Bajrami tha se 29-vjeçari Ramazan Sina që mbeti viktimë e të shtënave ishte duke drejtuar automjetin e tij, në të cilin ishte edhe Gentjan Bejtja, teksa po i drejtohej banesës së kunatit të tij, ku disa metra më tutje u qëllua me breshëri armësh dhe mbeti i vrarë, ndërsa dy fëmijë të mitur që ishin në makinë u plagosën.

Ai zbuloi se atentatorët kanë gjuajtur me kallashnikovë nga dy distanca, duke goditur nga një pjesë e fshehur me kallamishte dhe më pas rreth 20 metra më tutje gjatë largimit nga skena e ngjarjes.

I ndjeri 29-vjeçar ka qenë duke drejtuar makinën e tij duke shkuar te banesa e kunatit, ndërsa pak metra pranë banesës janë shkrepur breshëri automatiku ndaj mjetit duke vrarë Ramazan Sinën dhe duke plagosur 2 fëmijët. Dyshohet se në automjet ka qenë edhe Gentian Bejtja, një personazh me probleme në të shkuarën. Sipas këqyrjes së vendngjarjes janë gjetur 24 gëzhoja në një zonë me kallamishte ku kanë qenë atentatorët.

Më pas kanë qëlluar edhe nga një distancë tjetër në largim e sipër, rreth 20 metra më tutje. Ka qenë një familjar i familjes Bejtja që ka dëgjuar krismat herën e parë dhe ka dalë në dritare ku ka parë në distancë atentatorët duke ikur. Grupi hetimor ka administruar pamje të një kamere në banesën e Bejtjas që për shkak të një peme nuk ka filmuar dot ngjarjen”, tha Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat