Strasburgu kthen për rishqyrtim në Vetting ish gjyqtarin e lartë, Admir Thanza

Shqipëria

Strasburgu kthen për rishqyrtim në Vetting ish gjyqtarin e lartë, Admir Thanza

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 13:20
Strasburgu kthen për rishqyrtim në Vetting ish gjyqtarin e lartë, Admir Thanza

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur kthimin për rishqyrtim në Vetting ish gjyqtarin e lartë dhe ish-gjyqtarin kushtetues, Admir Thanza.

Sipas gjykatës, ka shkelje të së drejtës në rastin e Thanzës, ku kërkuesit nuk i ishte dhënë mundësia për t’u mbrojtur dhe se arsyetimi i autoriteteve kishte qenë i pamjaftueshëm dhe shumë formal.

Thanza më parë dorëzoi padi të posaçme në Gjykatën e Lartë, pasi sipas tij ka gjetur një gabim procedural  të gjykatës kundër tij.

Admir Thanza pretendon se jo vetëm afatet u zgjatën në mënyrë të paarsyeshme, por se gjatë shqyrtimit në Gjykatën Anti-korrupsion në Tiranë, ai nuk u vu në dijeni dhe nuk ishte i pranishëm si palë. Ky moment është pranuar si shkelje nga Gjykata e Apelit, e cila i hapi dritën jeshile Thanzës, të kthehej si paditës në Gjykatën Supreme, aty ku dikur mbante tunikën e gjyqtarit të karrierës.

Thanza u vu nën hetim janarin e 2022, për fshehjen e një apartamenti në Komunën e Parisit dhe të një garazhi.

Por akuza ndaj Thanzës nuk është formalizuar ende për shkak të akt ekspertizave kontradiktore megjithëse apartamenti prej 70 metra katrorë dhe garazhi vijojnë të jenë të sekuestruara për llogari të hetimit.

I shkarkuar nga vettingu për të treja kriteret, ONM zbuloi se 54-vjeçari nuk kishte deklaruar në formularët e dekriminalizimit një dënim prej 100 mijë lireta nga gjykata italiane.

Pas një dënimi me shërbim prove për këtë dosje,  shtatorin e 2021-shit, gjykata e Apelit në Tiranë e deklaroi të pafajshëm Thanzën, me arsyetimin se ish-gjyqtari nuk ishte i detyruar ta pohonte një vendim të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat