Rregulla të reja për blerjen e pajisjeve inteligjente të sigurisë, ja “filtrat” që do kalojnë prokurimet e mallrave dhe software-ve

Shqipëria

Rregulla të reja për blerjen e pajisjeve inteligjente të sigurisë, ja “filtrat” që do kalojnë prokurimet e mallrave dhe software-ve

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Qeveria shqiptare ka përcaktuar rregulla të posaçme për prokurimin e shërbimeve, punëve, pajisjeve/mjeteve të projektuara posaçërisht ose të përshtatura për fushën e sigurisë dhe/ose rendit publik, apo materialet  për qëllime operacionale, përfshirë teknologjinë dhe software-t e lidhura me këto mallra, të cilat janë të përjashtuara nga procedurat e prokurimit, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimet në fushën e sigurisë dhe/ose rendit publik.

Qëllimi i këtij vendimi është që t’u sigurojë Ministrisë së Brendshme, institucioneve të varësisë së saj, si dhe ndërmarrjeve, kapitali i të cilave zotërohet në masën mbi 50  % nga Ministria e Brendshme, furnizimin  e pa ndërprerë me shërbime dhe mallra të nevojshme, në mënyrë të tillë që në asnjë moment të mos cenohet operacionaliteti i organeve ligjzbatuese, siguria dhe rendi publik.

Për këtë qëllim do të ngrihen disa komisione të posaçme, siç është Komisioni i veçantë i klasifikimit; Njësia e prokurimit; Grupi i punës për hartimin e projektit; Komisioni i vlerësimit të ofertave; Komisioni i negociimit të kontratës; Komisioni i shqyrtimit të ankesave. Komisioni i veçantë i klasifikimit i cili ka edhe rolin kyç, ka si detyre që të analizojë kërkesat për prokurim të hartuara nga strukturat e gjenerimit të tyre; të klasifikojë natyrën e mallrave, punëve apo të shërbimeve të kërkuara nga strukturat gjeneruese, si mallra, punë ose shërbime, publikimi i informacioneve të të cilave do të dëmtonte interesat e ligjshëm shtetërorë ; të vlerësojë dhe miratojë nga ana operacionale e funksionale kërkesat operacionale, të hartuara nga strukturat e gjenerimit të tyre.

Ndërsa, Autoriteti kontraktor, në këtë rast Ministra e Brendshme, në përcaktimin e fituesve të kontratave për mallra dhe shërbime, sipas këtij vendimi, zbaton procedurat e mëposhtme: Procedurën konkurruese ; Procedurën me negociim të drejtpërdrejtë me një operator ekonomik ; Procedurën “shtet me shtet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat