Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë vizitë zyrtare në Tiranë, zbardhet agjenda! Kuvendi seancë të posaçme të martën

Shqipëria

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë vizitë zyrtare në Tiranë, zbardhet agjenda! Kuvendi seancë të posaçme të martën

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 19:45
Wolfgang Sobotka

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri ditën e martë, ku do të pritet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Përmes një njoftimi, Kuvendi bën me dije se po ditën e martë do të zhvillohet një seancë e posaçme në orën 13:45, në të cilën do të mbajë fjalën përshëndetëse zyrtari austriak.

Agjenda e plotë:

Ora 12:00-12:45

Takimi i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, me Presidentin Sobotka, në Kryesinë e Kuvendit.

Ora 12:50-13:20

Bashkëbisedimi i Kryetares Nikolla dhe Presidentit Sobotka me një grup fëmijësh në Punishten e Demokracisë së Kuvendit.

Ora 13:45

Sobotka do të mbajë fjalën përshëndetëse në seancën e posaçme të Kuvendit të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat