Vrau dhëndrin për divorcin e të bijës, Prokuroria: Burg përjetë për 52-vjeçarin

Shqipëria

Vrau dhëndrin për divorcin e të bijës, Prokuroria: Burg përjetë për 52-vjeçarin

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg përjetë për Mexhit Picarin dhe 35 vite burg për vajzën e tij Dhurata Saliasin Picari. Ata akuzohen për vrasjen e Kudret Saliajt 2 vjet më parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 4 qershorit të vitit 2021 në ambientet e një lokali pranë Gjykatës së Tiranës.

Vetëm 10 minuta përpara seancës së radhës së divorcit, Kudret Saliaj, 41 vjeç u ekzekutua nga vjehrri i tij, Mexhit Picari, i cili qëlloi dhëndrin e tij me 8 plumba.

Gjatë breshërisë së plumbave mbeti i plagosur edhe Adriatik Cama, i cili ndodhej nën shoqërinë e viktimës.

Për këtë ngjarje u arrestua Mexhit Picari dhe vajza e tij Dhurata. Kjo e fundit akuzohet për bashkëpunim në vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat