​Shqipëri, procedohen penalisht 6 iranianë pas zhvillimeve në Manzë

Shqipëria

​Shqipëri, procedohen penalisht 6 iranianë pas zhvillimeve në Manzë

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 11:59
​Shqipëri

Gjashtë iranianë janë proceduar penalisht pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë së Shtetit të Shqipërisë dhe dëmtuan automjetet e policisë gjatë kontrolleve të ushtruar një ditë më parë (20 qershor) në kampin e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) në Manzë të Durrësit.

Gjatë kryerjes së kontrolleve në ambientet e vendqëndrimit të organizatës MEK, shërbimet e policisë janë ndeshur me kundërshtimin e dhunshëm dhe të vazhdueshëm të personave që strehoheshin në rezidencë, të cilët tentuan të pengonin shërbimet e policisë për të vijuar kontrollet dhe për të sekuestruar provat materiale, me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe të Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Policia bën me dije se si pasojë e kundërshtimeve të dhunshme dhe të vazhdueshme, janë dëmtuar 15 punonjës policie dhe automjete të Policisë së Shtetit.

“Pavarësisht dhunës së ushtruar ndaj tyre, punonjësit e Policisë janë vetëpërmbajtur deri në ekstrem, duke mos iu përgjigjur proporcionalisht dhunës që po ushtrohej ndaj tyre”, thuhet në njoftim.

Gjashtë personat e proceduar penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” janë: H.N., 73 vjeç; M.B., 72 vjeç; A.A., 72 vjeç; B.S., 63 vjeç; A.A., 61 vjeç dhe D.F., 70 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat