Policia publikon pamjet me dron të operacionit në kampin e muxhahedinëve në Manëz. Ja si nisi përplasja

Shqipëria

Policia publikon pamjet me dron të operacionit në kampin e muxhahedinëve në Manëz. Ja si nisi përplasja

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 18:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e të gjithë operacionit kampin e muxhahedinëve të MEK-ut në Manëz.

Me heret, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Rrumbullaku tregon se çfarë ka ndodhur sot në kampin MEK. Ai thotë se në 17 objekte janë gjetur salla serverësh dhe pajisje kompjuterike. Në këtë moment, tha ai, ka nisur dhe rezistenca.

Rrumbullaku tha se gjatë operacionit në kampin e MEK policia ka sekuestruar 96 njësi kompjuterike të cilat po tentoheshin të digjeshin nga ana e drejtuesve të organizatës së muxhahedinëve.

“Janë sekuestruar 96 njësi komputerike, 46 laptopë, karta memorie që tentuan të asgjësoheshin me djegie nga anëtarët e MEK. Gjatë kohës që kryenim veprimet, drejtues të MEK më kanë bërë me dije se në qendrën e tyre të emergjencës ndodhej një banor që kishte ndërruar jetë.

Ju sigurojmë që pas daljes së ekspertizës mjekoligjore do të nxirrni konkluzionin tuaj. Vendimi i GJKKO vjen si pasojë e veprimeve që bien ndesh me marrëveshjen e firmosur nga MEK me qeverinë shqiptare”- tha Rrumbullaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat