Tenderi abuziv i MSH, Gjykata cakton ‘arrest shtëpie’ për biznesmenin, Vladimir Topi

Shqipëria

Tenderi abuziv i MSH, Gjykata cakton ‘arrest shtëpie’ për biznesmenin, Vladimir Topi

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 14:07
SPAK

Gjykata ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ për biznesmenin Vladimir Topi, 73-vjeç.

Prokuroria thotë se biznesmeni nga Lushnja që administron kompaninë e ndërtimit “Dricons”, ka paguar një shumë prej 3.3 milion lekë të vjetra tek sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, me qëllim fitimin e një tenderi me vlerë 8 milion lekë të vjetra.

Tenderi i supervizimit në lidhje me rikonstruksionin e disa qendrave shëndetësore, çoi pas hekurave sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Laura Shteto, me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Duro, e cila u arrestua me urdhër të SPAK, do të përfitonte 3.3 milionë lekë të vjetra për të favorizuar një kompani, për tenderin me vlerë 40 milionë lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat