U mbyt në lumë, RENEA dhe polumbarët ndërpresin kërkimet për gjetjen e trupit të 22-vjeçarit

Shqipëria

U mbyt në lumë, RENEA dhe polumbarët ndërpresin kërkimet për gjetjen e trupit të 22-vjeçarit

Më: 31 maj 2023 Në ora: 21:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

RENEA dhe polumbarët kanë ndërprerë kërkimet për gjetjen e trupit të 22 vjeçarit që humbi jetën tragjikisht mesditën e kësaj të mërkure në ujërat e lumit Mat.

Gazetari Gjergj Figuri raporton për ABC News se për shkak të errësirës janë ndërprerë kërkimet për gjetjen e trupit të të riut.

Ngjarja e rëndë është shënuar pranë Urës së Zogut në Milot, ku 22 vjeçari Valentin Nikolli ka qenë me dy persona të tjerë duke gjuajtur për peshk kur është futur në ujë.Por e ka marrë rrjedha dhe nuk ka mundur të dalë pasi nuk ka ditur mirë not.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat