“S’më bëri drekën”, zbardhet dëshmia e 58 vjeçarit që vrau kunatën me sëpatë në Elbasan

Shqipëria

“S’më bëri drekën”, zbardhet dëshmia e 58 vjeçarit që vrau kunatën me sëpatë në Elbasan

Më: 17 maj 2023 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Është zbardhur nje pjesë e dëshmisë se 58-vjeçarit Tefik Tashi, i cili ditën e sotme vrau me sëpatë motrën e gruas në Elbasan, 44-vjeçaren Alma Qevani.

Tashi ka deklaruar për policinë duke thënë se e vrau Alma Qevanin pasi kjo e fundit nuk i kishte bërë drekën, e më pas e kishte ofenduar bashkë me vjehrrën e tij.

“E vrava se s’më bëri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan.

Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”. Ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese dhe thotë se ka bërë gjënë e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat