“Tek Iliri shkonin për një vend pune”, gazetari zbulon ‘sekretin’: Pse elektorati i LSI u zhvendos te Rama

Shqipëria

“Tek Iliri shkonin për një vend pune”, gazetari zbulon ‘sekretin’: Pse elektorati i LSI u zhvendos te Rama

Më: 16 maj 2023 Në ora: 10:34
Ilir Meta dhe Edi Rama

Ferdinand Dervishi tha se votuesit që dikur i qëndruan besnik LSI-së tani po shkojnë drejt Partisë Socialiste.

Gazetari tha se votuesit shkonin te Ilir Meta për një vend pune, ndërsa tani Meta nuk mund t’u ofrojë më këtë gjë.

“Pse Ilir Metës dhe Berishës? Ilir Meta ka pasur dhe ka një parti interes. Për një vend pune shkonin njerëzit te Iliri.

Tani ai nuk e ka më këtë mundësi dhe unë shikoj një shkarje të këtij elektorati të Ilirit drejt Partisë Socialiste. 

Nuk e ka më atë forcë që ka pasur kur ka qenë një parti interesi. Shikoj edhe një shkatërrim të Partisë Demokratike e cila është e përçarë”, u shpreh Dervishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat