​Alibeaj: PD, e vetmja alternativë për të nesërmën e Shqipërisë

Shqipëria

​Alibeaj: PD, e vetmja alternativë për të nesërmën e Shqipërisë

Më: 14 maj 2023 Në ora: 20:56
Enkelejd Alibeaj

Kryetari i deleguar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj, në një konferencë për media pas mbylljes së qendrave të votimit tha se pavarësisht se kanë denoncuar të gjitha problematikat që shoqëruan sot procesin zgjedhor, vlerësojnë maksimalisht qytetarinë e shqiptarëve që falë qetësisë dhe maturisë së tyre dhuruan një proces të qetë zgjedhor.

Ai tha se pati përpjekje për intimidim, manipulim, si dhe praktika të shitblerjes së votës apo cënim të këtij procesi.

Alibeaj tha se në këto zgjedhje u dëshmua se janë alternativa e vetme përballë asaj që ai e quajti si politikë e vjetër.

Alibeaj: PD, e vetmja altërnativë për të nesërmën e Shqipërisë

Në këtë betëjë kundër të gjithëve, PD tregoi edhe njëherë se është padyshim e vetmja alternativë qeverisëse për të nesërmen e Shqipërisë. Padyshim vlersim e mirënjohje për të gjithë komisionerët e Partisë Demokratike në qendrat e votimit të 61 bashkive të vendit të cilët menaxhuan në mënyrë përfekte një process jo të lehtë për shkak të presioneve e parregullsive të shumta që shoqëruan votimin. Gjithashtu PD inkurajon të gjithë anëtarët e grupeve të numërimit në misionin që ata kanë në orët në vijim për të numëruar korrekt çdo votë të hedhur në kuti. Vota e shqiptarëve është në dorën e tyre dhe misioni për garantimin e saj është i shenjtë”, tha Alibeaj.

Alibeaj shtoi se çdo përpjkje për tjetërsim të votës është vepër e rëndë penale prandaj apeloi për kujdes të madh gjatë numërimit të votave.

Alibeaj: Çdo prekje e votës është vepër penale

I kujtojmë të gjithë atyre që mendojnë apo do të provojnë të prekin votën e shqiptarëve, se çdo përpjekje për tjetërsim të votës është vepër e rëndë penale dhe si e tillë dënohet nga ligji zgjedhor dhe kodi penal. Partia Demokratike është e bindur se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe shqiptarët do të ndahen përfundimisht me politikën e vjetër duke i dhënë fyrmëmarrje Shqipërisë në rrugën drejt BE”, tha ai.

Partia Demokratike e Shqipërisë ishte e ndarë në këto zgjedhje. Ata të Alibeajt kishin 14 kandidatë për kryetarë në të gjithë vendin. Ndërsa pjesa tjetër e demokratëve, të bashkuar rreth Sali Berishës, garuan me siglën e koalicionit “Bashkë fitojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat