Mos harroni çadrat, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Mos harroni çadrat, parashikimi i motit për sot

Më: 14 maj 2023 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Dita e diel parashikohet të jetë me mot me vranësira dhe intervale të shkurtëra kthjellimesh.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit.

Reshjet pritet të mbeten prezente të herëpasherëshme gjatë ditës me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herë kryesisht ditën e dielë pritet të fitojë shpejtësi deri në 20-25m/sek kryesisht përgjatë zonave luginore dhe brigjeve detare në jug të vendit.

Deti pritet të jetë i forcës 4-6 ballë kryesisht ditën e dielë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat