“Boll me abuzime!”, Luçiano Boçi: Bashkia e Elbasanit, e keqmenaxhuar! 3.5 miliard lekë u përdorën vetëm për betonizimin e parkut

Shqipëria

“Boll me abuzime!”, Luçiano Boçi: Bashkia e Elbasanit, e keqmenaxhuar! 3.5 miliard lekë u përdorën vetëm për betonizimin e parkut

Më: 11 maj 2023 Në ora: 16:44
Luçiano Boçi

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka vijuar sot takimet me qytetarët.

Boçi u shpreh se banorët e Elbasanit janë të vetëdijshëm në lidhje me paaftësinë për të menaxhuar bashkinë dhe shpërdorimin korruptiv që i është bërë deri tani të ardhurave të tyre.

Në një postim në Facebook ku ka shpërndarë pamje nga takimi, Boçi denoncoi se janë përdorur 3.5 miliard dollarë për betonizimin e parkut, ndërkohë që me ato para mund të ishin bërë punë shumë të mira në dobi të qytetit.

“Qytetarët nuk kanë pritur fushatën për të kuptuar paaftësinë menaxhuese dhe shpërdorimin korruptiv që i është bërë taksave të tyre! Imagjinoni 3.5 miliard lekë për betonizimin e parkut! Çfarë mund të ishte bërë me aq shumë para? Boll me abuzime! Në 14 maj, ju firmosni ndryshimin”, ka shkruar Boçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat