Alibeaj nga Vau i Dejës: Berisha çoi demokratët nën sqetullën e një pazarxhiu politik

Shqipëria

Alibeaj nga Vau i Dejës: Berisha çoi demokratët nën sqetullën e një pazarxhiu politik

Më: 2 maj 2023 Në ora: 12:11
Enkelejd Alibeaj

Kreu i Komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar Berishën, Metën dhe Ramën se në bashëkpunimin me njëri-tjetrin po dëmtojnë interesat e shqiptarëve.

Këto deklarata, Alibeaj i bëri nga Vau i Dejës, ku prezantoi për qytetarët kandidaten e PD zyrtare për këtë zonë, Kleomentina Drini.

Në të njëjtën kohë, ai përsëriti qëndrimin e tij për aleancën e Metës me Berishën, duke akuzuar këtë të fundit se ka çuar demokratët tek nje pazarxhi politik.

Rama, Berisha, Meta po sulmojnë shqiptarët. Janë njerëzit e ndershëm, njerëzit e punës që kanë forcën që të rezistojnë dhe ta kalojnë këtë moment të vështirë, është ky trekëndësh që kërkon ta shpopullojë Shqipërinë. Ky është problem më i madh për Shqipërinë. Këto fosile të politikës janë ulur këmbëkryq për të marrë peng fatet e shqiptarëve, japin dhe marrin në një aleancë okulte”, tha Alibeaj. “Berisha nuk bën gjë tjetër veç se varkën e shpëtimit të këtij sistemi, i ka çuar demokratët në sqetullën e Metës, një pazarxhiu politik. Kjo është arsyeja pse shqiptarët ikin”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, “Bashkë Fitojmë” përfaqësohet në këtë zonë nga Zef Hila. Dy kandidatët e opozitës kanë pasur dhe përplasje nga larg, ndërsa Drini ka theksuar se nuk tërhiqet nga gara pavarësisht presioneve nga Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat