Eksperti Duleviç: Është shpallur një tender për blerje afatgjatë energjie!

Shqipëria

Eksperti Duleviç: Është shpallur një tender për blerje afatgjatë energjie!

Më: 1 maj 2023 Në ora: 16:36
Azmer Duleviç

Eksperti i energjitikës, Azmer Duleviç, është shprehur se Ministria e Energjitikës ka shpallur një tender për blerje afatgjatë të energjisë elektrike.

Komentet Duleviç i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se tenderi është në fazën e përzgjedhjes së ofertave dhe shtoi se ky tender do të bëhet për blerjen e energjisë deri në vitin 2018.

Ai shtoi se ky tender tregon se deklaratat e ministres Belinda Balluku se Shqipëria do të bëhet eksportues i energjisë nga viti 2028, bëhet për kapital politik.

Sipas tij, nëse ky tender për blerjen afatgjatë të energjisë, pra deri në vitin 2028 realizohet, atëherë sipas tij, nuk nevojitet më bursa e energjisë, e ngritur me shumë bujë nga qeveria.

“Nëse energjia do të shitej në bursë, do të ishte shitur me një çmim shumë më të lartë. Referuar bursave europiane, çmimi për ato fasha orare, është 85 euro. Në momentin që kjo energji nuk është hedhur në bursë, atëherë kjo ngre pikëpyetje. Sepse për çfarë u krijua bursa pastaj. Nëse KESH prodhon energji dhe nuk e hedh në bursë, nuk ka kuptim. KESH-OST-OSHEE e kanë detyrim ligjor të jenë në bursë. KESH energjinë duhet ta tregtojë përmes bursës. Në momentin që nuk kemi asnjë hamendësim, asnjë deklaratë… Kur drejtorat nuk japin dot një deklaratë, pa marrë leje nga ministria përkatëse dhe ne nuk kemi përgjigje për këto gjëra, na lindin dyshime.

Përsa i përket situatës elektroenergjitike në vend, në momentin që vetë KESH del jashtë sistemit, i lind e drejta gjithësecilit të ngrejë pikëpyetjet e veta lidhur me systemin elektroenergjitik.

20 euro më lirë se bursat e tjera. E thotë KLSH që flet për një keqmenaxhim të sistemit elektroenergjitik. Sot jemi në maj, nuk kemi asnjë përgjigje nga përfaqësuesit e elektroenergjitikës. Partitë opozitare kanë institucione. Më shumë denoncime kanë bërë gazetarët sesa aktorët politikë. Ajo që është më e rëndësishmja, janë detyrimet që ka KESH. Janë marrë 503 milionë euro për subvencionimin e energjisë. Këto para për sa kohë do të rikuperohen nga ana e KESH? KESH ka bërë një njoftim që do të blejë energji afatgjatë. Është shpallur një tender për blerje energjie deri në vitin 2028. Kur blen energji deri në vitin 2028, atëherë për çfarë na duhet bursa ne?

Është përcaktuar sasia e energjisë që do të blihet. Priten ofertat. Këtu ka dy kontradikta shumë të mëdha. Nga njëra anë është bursa dhe nga ana tjetër është deklarata e Ballukut që thotë se nga 2028 do të bëhemi eksportues të energjisë. Deklaratat e saj i bie të jenë për kapital politik.

Ne sot nuk kemi një çmim sesa është blerë karburanti për ato tecet lundruese, nëse do të vihen ndonjëherë në punë. Nëse ato vihen në punë, ato dalin me humbje. Mungon institucioni i dorëheqjes. Vijnë anijet, vijnë tecet dhe nuk vihen në punë. Qiraja ditore vijon. Unë nuk e kuptoj dot atë nxitim, kur kemi TEC-in e Vlorës që nuk vihet në punë, për një çmim fare të vogël. Në vendin tonë mungon institucioni i dorëheqjes. Askush nuk mban asnjëlloj përgjegjësie. Përveç propagandës, çdo gjë funksionon siç duhet”, u shpreh Duleviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat