I vuri armën në kokë, klienti merr peng avokaten në Korçë

Shqipëria

I vuri armën në kokë, klienti merr peng avokaten në Korçë

Më: 28 prill 2023 Në ora: 13:52
Korçë

Një avokate në Korçë ka kallëzuar një person, klient, se pas një mosmarrëveshje dhe debati e kërcënoi.

Ai e mori peng në zyrën e saj duke mos e lejuar që të dalë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Ç., banues në Korçë.

Ai dyshohet se ka kanosur me një armë sportive (pistoletë pneumatike) dhe i ka hequr lirinë në zyrën e saj, një avokateje, të cilën ky shtetas e kishte përfaqësuesen e tij ligjore në disa procese gjyqësore të zhvilluara për çështje pronësie” njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat