“400 mijë euro dëmshpërblim”, Monika Kryemadhi ngre padi ndaj Top Channel

Shqipëria

“400 mijë euro dëmshpërblim”, Monika Kryemadhi ngre padi ndaj Top Channel

Më: 18 prill 2023 Në ora: 18:17
Monika Kryemadhi

Ish kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, deputetja Monika Kryemadhi u paraqit në Gjykatën e Tiranës për të bërë një padi civile ndaj televizionit Top Channel dhe lajmëroi edhe një padi penale.

Monika Kryemadhi: Nesër do ta pasoj me një kallëzim penal për veprën penal që ka kryer shoqëria Top Channel ndaj meje duke paraqitur dokumente të falsifikuara apo edhe duke ushtruar shantazh dhe duke manipuluar dhe mashtruar opinionin publik. Përveç kësaj kam kërkuar dhe një dëmshpërblim financiar për të cilën jam e bindur që i gjithë ky buxhet do të shkojë në shërbim të shumë gjërave të mira për të rinjtë dhe të rejat. 

Zonja Kryemadhi sa është ky dëmshpërblim?

Monika Kryemadhi: Për momentin kam kërkuar vlerën 400 mijë euro. E cila do të jetë një vlerë e cila më vonë mund të rritet me tutje duke pasur parasysh që kjo shumë mund të shtohet në qoftë se shoqëria mediatike do të vazhdojë të shpifë apo falsifikojë ndaj personit tim.

Për momentin kam kërkuar vlerën 400 mijë euro. E cila do të jetë një vlerë e cila më vonë mund të rritet me tutje duke pasur parasysh që kjo shumë mund të shtohet në qoftë se shoqëria mediatike do të vazhdojë të shpifë apo falsifikojë ndaj personit tim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat